Kalo te përmbajtja
LAJME

Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohet përkushtimi për vazhdim të bashkëpunimit

Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohet përkushtimi për vazhdim të bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2024, 22:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend.

Në njoftim të presidencës më tej bëhet e ditur se Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për donacionin prej 31 milionë lirash (rreth 820 mijë euro) nga Republika e Turqisë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Tutje, në takim u diskutua për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit biltareal, me ç’rast u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm për hapje të vazhdueshme të kapitujve të rinj të bashkëpunimit./GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika