LAJME

Osmani priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2026, 05:22

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti të martën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Siç bën të ditur Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Në njoftim thuhet se presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë.

Tutje, thuhet se ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të hapur kapituj të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Presidenca njofton se gjatë bisedës u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika