LAJME

Osmani pritet nga Macron në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë në Francë

Osmani pritet nga Macron në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë në Francë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Tetor 2024, 14:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Francë. Ajo sot është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e krekrëve të shteteve të Frankofonisë.

Presidentja ka theksuar se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare.

“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, është shprehur presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika