Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Arjeta Musliu do t’i bashkohet rrugëtimit të saj politik, duke njoftuar se ajo do të jetë kandidate për deputete.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, e ka vlerësuar Musliun për angazhimin e saj kundër varësisë nga substancat narkotike, duke thënë se “historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja”, të cilën ajo e ka shndërruar në mision “për të shpëtuar jetë” dhe për t’u dhënë zë familjeve që përballen me këtë problem.





