Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë sot dy takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë nga Amerika Qendrore dhe Afrika Lindore.
Sipas agjendës zyrtare të Presidencës, në orën 15:00 Osmani do të mirëpresë me ceremoni shtetërore guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbuda, Rodney Williams në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Më pas, në orën 16:30, presidentja do të zhvillojë takim me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, në ambientet e Presidencës.





