Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë brenda afateve kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional në një kohë sfidash gjeopolitike.
“Ka kohë të mjaftueshme deri në përgatitjen e seancës konstituive, i uroj suksese partive politike, Kuvendit dhe shpresoj që ky proces të shkojë sa më mirë. Është me rëndësi që sa më parë të kemi konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie, sepse zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret”, ka thënë Osmani pas konferencës me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.
Ajo theksoi se nuk do të ndërhyjë në çështjet e koalicioneve, ashtu siç ka thënë se kanë bërë president në të kaluarën.





