LAJME

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin bullgar, e falënderon për angazhimin e përkushtimin

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin bullgar, e falënderon për angazhimin e përkushtimin
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2024, 18:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim, Osmani e falënderoi ambasadorin Gudjev për angazhimin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë në mes dy shteteve, i cili ka kontribuar në avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si ekonomia, arsimi, kultura dhe mbështetja diplomatike”, thuhet në komunikatë.

Osmani tutje ka shtruar nevojën e vazhdimit të mbështetjes bullgare në rrugëtimin euro-atlantik dhe në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika