LAJME

Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier, e informon rreth takimit me partitë politike

Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier, e informon rreth takimit me partitë politike
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2024, 14:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin amerikan Jeff Hovenier për të diskutuar mbi çështjet aktuale dhe zhvillimet në vend.

Siç njofton Presidenca takimi u përqendrua në koordinimin e takimeve dhe aktiviteteve gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku presidentja Osmani do të përfaqësojë Republikën e Kosovës si kreu i shtetit.

Gjithashtu Osmani e ka informuar ambasadorin Hovenier për nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike lidhur me zgjedhjet e rregullta – teksa kujtojmë se Osmani, ditën e mërkurë do të presë në takim përfaqësuesit e subjekteve politike.

“Në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit.

Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta, ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me Zv. Ambasadoren e re të SHBA-së, znj. Anu Prattipati”, thuhet ne njoftim.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional.

“Tutje, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional”./Dukagjini/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika