Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pak ditë pasi Osmani qëndroi në Emirate, ku u takua me emisarin e saj arab, delegacioni i dërguar nga vet ai erdhi në Kosovë me një mision të qartë, shkruan IndeksOnline.
Delegacioni arab erdh në Kosovë për të forcuar mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë.
“Së bashku me delegacionin e Emirateve dhe Ministrin Vitia u mirëpritëm nga stafi e menaxhmenti i QKUK, prindër e fëmijë në spitalin e fëmijëve Sheikha Fatima, të ndërtuar nga Emiratet, si dhe vizituam lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë, i cili bazuar në dakordimin tonë paraprak do të bëhet me mbështetje të Emirateve” shkroi Osmani.




