Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Osmani pret ambasadorin gjerman Rudolph, flasin për zhvillimet e fundit politike

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Presidentja Osmani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës aleancën strategjike me Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare mësimdhënësi dhe veprimtari Ismet Reka

Zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi viziton gërmimet arkeologjike në Pepaj të Istogut

Basha: Aksidenti në autostradë nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

