LAJME

Osmani, presidentit të Këshillit Evropian: Koha që BE-ja t’i hapë rrugës Kosovës drejt statusit të kandidatit

Osmani, presidentit të Këshillit Evropian: Koha që BE-ja t’i hapë rrugës Kosovës drejt statusit të kandidatit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2025, 19:17

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Osmani tha se populli i Kosovës ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit.

“Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit gjatë ditës është takuar edhe me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneralin Christopher Cavoli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika