LAJME

Osmani premton se Ligji për pagën minimale do të analizohet

Osmani premton se Ligji për pagën minimale do të analizohet
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2023, 16:44

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Ligji për pagën minimale do të analizohet para dekretimit.

Në takimin me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së i njoftoi ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës.

“Sipas Presidentes Osmani, ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Përfaqësuesit e organizatave adresuan shqetësimet e tyre në raport me përmbajtjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, që u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika