- Reklama -

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Me këtë rast, Osmani e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe shprehu bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej.

- Reklama -

Sipas njoftimit, Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë.

“Në këtë frymë, Presidentja rikujtoi vizitën e saj zyrtare në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe si dëshmi konkrete të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”- thuhet në njoftimin e datës 01.09.2025.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort