Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në takim nga presidenti i Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë Kosovës me dekada, duke kërkuar mbështetje edhe në rrugën e integrimit euroatlantik.
Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe sundim të ligjit, duke u dëshmuar kështu si partner kredibil, por edhe si një shtet që zhvillohet bazuar në vlerat e BE-së. Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO si synime parësore e strategjike, ndërkaq falënderoi Portugalinë që është zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën.





