- Reklama -

Osmani përkujton Holokaustin: Nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani thotë se nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme.Në Ditën e Holokaustit, Osmani thotë se duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën që shqiptarët u dhanë hebrejve, përcjellë Gazeta Blic.

“Përkujtimi i Holokaustit është riafirmim i të vërtetës, një nevojë prej së cilës nuk duhet të hiqet dorë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë!”, shkruan ajo.

- Reklama -

Postimi i saj i plotë:
Nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme!
Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, bashkëndjejmë me miqtë tanë dhe ritheksojmë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999.
Në botë mbijetojnë vetëm miqësitë ndërmjet popujve e shteteve. Kosova, shqiptarët, Izraeli dhe izraelitët prej kohësh kanë ndërtuar urat e miqësisë.
Holokausti u kujtoftë përgjithmonë dhe shërbeftë në funksion të ndërgjegjësimit që ngjarjet si këto të mos ndodhin kurrë më. Përkujtimi i Holokaustit është riafirmim i të vërtetës, një nevojë prej së cilës nuk duhet të hiqet dorë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort