Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot holokaustin, ndërsa theksoi se në kohët më të errëta për hebrenjtë shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor i secilit.
“Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.





