LAJME

Osmani përfundon mandatin, largohet nga Presidenca me veturën që dikur e shfrytëzonte Ibrahim Rugova

Osmani përfundon mandatin, largohet nga Presidenca me veturën që dikur e shfrytëzonte Ibrahim Rugova
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Prill 2026, 15:49

Vjosa Osmani sot ia ka dorëzuar Albulena Haxhiut detyrën e presidentes së Kosovës.

Kësisoj ka marrë fund edhe mandati i saj pesëvjeçar si e para e shtetit.

Pas përfundimit të ceremonisë së dorëzimit-pranimit, bashkë me ekipin e saj të ngushtë, Osmani është përshëndetur me pjesën tjetër të stafit të Presidencës, me të cilët ka punuar.

Osmani është larguar nga aty me veturën që dikur e kishte përdorur Ibrahim Rugova, sa kishte qenë president.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika