- Reklama -

Osmani për vizat: T’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me homologun nga Malta, George Vella, i ka falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij ndaj Kosovës.

“Kjo vizitë është edhe njëherë dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dypalëshe mes shteteve tona, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Maltës që nuk ka munguar asnjëherë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Osmani.

- Reklama -

Ajo foli edhe për liberalizimine vizave, duke thënë se duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ku proces. Prandaj, shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor, përgjatë presidencës  çeke dhe që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme, duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat vetëm sa do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.

Tutje, ajo u shpreh se liberalizimi i vizave do të ishte një hap i parë, përmes së cilit BE-ja do ta rikonfirmonte orientimi ynë euroatlantik është edhe siç u shpreh ajo interes gjeo-strategjik i vet Bashkimit Evropian, përcjell Klankosova.tv.

“Siç e dini Kosova do të dorëzojë aplikacionin e saj për anëtarësim në BE, përderisa jemi të vetëdijshëm që ky është një proces që zgjatë, ky do të ishte një hap i parë ku BE-ja do ta rikonfirmonte që orientimi ynë euroatlantik janë jo vetëm në të mirë të qytetarëve tanë, por janë interes gjeo-strategjik i vet BE-së, sepse një Evropë e bashkuar e unifikuar në paqe është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në të”, u shpreh tutje ajo./klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort