LAJME

Osmani për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Këto akte duhet të dënohen nga të gjithë

Osmani për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Këto akte duhet të dënohen nga të gjithë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2023, 20:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve aleate që ta dënojnë sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë sulmuar nga huliganët në Leposaviq, disa prej të cilëve kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Osmani ka thënë se përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën do të dështojnë.

“Gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Sulmet ndaj gazetarëve i ka dënuar edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika