U.d e presidentës, Vjosa Osmani ka thënë se rezistenca e minatorëve të Trepçës dhe kërkesat e tyre janë pikë reference për rezistencë kundër regjimit serb.
“Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën. Kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe” ka shkruar ajo në Facebook.
Osmani poashtu ka thënë se minatorët duhet të vlerësohen për punën e tyre.





