- Reklama -

Osmani për mediumin italian: Nuk do t’u japim tokë atyre që bënë gjenocid në Ballkan

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, së fundmi ka dhënë një intervistë për një gazetë italiane, e cila u botua dje. Në intervistën relativisht të gjatë, zonja Osmani dha qëndrimet e saja për çështjen e veriut, rrezikun nga Serbia, për çështjen e Ukrainës, e dialogun me Serbinë. Shefja e shtetit, në intervistën për gazetën italiane “Il fatto quotidiano”, foli edhe për skenaret e mundshme të paqes.

Në pyetjen e gazetarit se cili duhet të jetë zgjidhja më e mirë që duhet të ndiqet për të zgjidhur çështjen e Kosovës, zonja Osmani ishte e qartë në përgjigje. Në opinion e komandantes supreme, ideja e shkëmbimit të territoreve, që dikur përkrahej nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është një skenar i çmendur.

- Reklama -

Në përgjigjen e shkurtër, zonja Osmani deklaroi se nuk do të jepet asnjë centimetër të territorit te ata që kryen krime në Ballkan.

“Asnjëherë shkëmbim territoresh, asnjëherë cenim i një cope të Kosovës te Serbia, këta janë skenarë të çmendur dhe të palogjikshëm. Nuk do t’u japim as një pëllëmbë tokë atyre që bënë gjenocid në Ballkan.” – komentoi shefja e shtetit.

Por Osmani ishte marrë me këtë temë edhe më herët. Madje “korrigjimit të kufijve”, ide e përkrahur nga Thaçi, i kishte kushtuar vëmendje edhe në fjalimin vjetor të saj.

“Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar.” – ishte shprehur qartësisht zonja Osmani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort