Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 22-vjetorin e Masakrës së Dubavës, që ishte kryer nga forcat serbe më 1999, gjatë periudhës 19-23 maj.
Osmani ka shkruar se Masakra e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb që ende s’ka marrë përgjigje nga instancat e drejtësisë.
“Një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik i bërë vite më parë ende nuk ka epilog. Përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme”, thuhet në shkrimin e saj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.