LAJME

Osmani për Lojërat Olimpike: Në përkrahje të sportistëve tanë

Osmani për Lojërat Olimpike: Në përkrahje të sportistëve tanë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2024, 15:36

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur përkrahjen e saj për ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Paris.

Osmani teksa ka shpërndarë një fotografi me fanella të Kosovës, ka dhënë kurajo për sportistët.

“Përpara Kosovë! Në përkrahje të sportistëve tanë në çdo hap të garave!”, ka shkruar Osmani.

Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike në xhudo përbëhet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka. Ndërkaq në boks përfaqësohet me Donjeta Sadikun, në atlentikë Gresa Bakraçi dhe në not me Hana Bejiqin e Adell Saboviq./RTK/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika