- Reklama -

Osmani për Gjykatën Speciale: Shqetësuese të pranojë prova të cilat i prodhon Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është shqetësuese që Gjykata Speciale në Hagë pranon materiale nga Serbia. Siç ka deklaruar ajo, çdo provë nga Serbia, sidomos kundër shqiptarëve, është e falsifikuar dhe një gjykatë që ka detyrim të funksionojë sipas sistemit juridik të Kosovës nuk mund ta pranojë ndonjë të tillë.

Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës edhe zyrtarisht kanë shprehur shqetësimin për përdorimin e këtyre provave nga Serbia.

- Reklama -

“Për Gjykatën Speciale Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues që të funksionojë sipas sistemit juridik dhe rregullave juridike të Kosovës që të pranojë prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë. Është dëshmuar historikisht që çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë në veçanti kundër popullit shqiptar e UÇK-së janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim që ta rishkruajnë historinë”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Osmani ka shtuar se të gjithë shqiptarët duhet të jenë bashkë në mbrojtjen e luftës çlirimtare për Kosovën.
“Është fat i keq për gjithë rajonit që akoma mbetjet e Millosheviqit që udhëheqin Serbinë dhe pikërisht për shkak se ende mendësia e njëjtë e viteve të 90ta mbizotëron në Serbi ata i përdorin të njëjtat metoda që i kanë përdorur edhe në vitet e 90ta. Duhet të gjithë ne si institucione, si qytetarë si popull si komb t’i bashkojmë forcat në mbrojtjen e luftës së drejtë dhe çlirimtare të Republikës së Kosovës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort