LAJME

Osmani për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës: Komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë

Osmani për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës: Komuniteti turk e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2023, 15:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës.

Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës përbëhet nga komunitete me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme.

“Secili prej tyre sjell një perspektivë unike dhe përvoja që e pasurojnë jetën tonë. Komuniteti turk është një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka shtuar se pjesëmarrja aktive e komunitetit turk në jetën politike, parlamentare, kulturore e sociale e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë.

“Kosova Türklerinin günü kutlu olsun!”, tha Osmani. /Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika