- Reklama -

Osmani: Për çdo anëtarësim dhe njohje ndërkombëtare, koordinohemi me ShBA-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se për çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe njohje për Kosovën janë në koordinim të plotë e deri në detaje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vazhdimisht që nga shpallja e pavarësisë më 2008 e tutje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë shteti më përkrahës sa i përket procesit të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës dhe natyrisht se kemi edhe shumë partnerë të tjerë të cilët na kanë ndihmuar në këtë drejtim në Evropë e përtej Evropës”.

- Reklama -

Osmani, në një konferencë për media pas kthimit nga vizita zytare në Amerikë, tha se për këto morën mbështetjen publike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

“E njëjta vlen edhe sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, pra ne koordinohemi për secilin hap që e ndërmarrim hapin për anëtarësim ose si t’i qasemi një organizate ndërkombëtare sa i përket aplikimit qoftë kur i qasemi një shteti individual për ta bindur atë për të na njohur. Bëjmë koordinim të plotë deri në detaje me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë”.

“Si për Këshillin e Evropës ashtu edhe për Partneritetin për Paqe në NATO-n, por edhe për organizata të tjera ndërkombëtare kemi kërkuar përkrahjen e plotë të Amerikës dhe kjo përkrahje është konfirmuar nga Blinken edhe publikisht – jo vetëm brenda takimit ku natyrisht kemi diskutuar më në detaje se tek cilat shtete na duhet më shumë përkrahje” tha Osmani. /klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort