LAJME

Osmani për bombardimet e NATO-s: 24 vite që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë

Osmani për bombardimet e NATO-s: 24 vite që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2023, 11:30

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj me fjalimin e historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, për fillimin e fushatës bombarduese kundër forcave serbe.

“24 vite që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë. Faleminderit përjetësisht”, ka shkruar Osmani.

Më 24 mars të vitit 1999, aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Presidenti atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë. Lufta mori fund pas një operacioni 78-ditor të NATO-s.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit dhe më 11 qershor forcat e armikut filluan ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika