Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania.
Osmani ka folur edhe për akuzat për shtyerjen e zgjedhjeve lokale. Ajo i ka quajtur këto akuza absurde, derisa ka thënë se vijnë nga njerëz që janë mësuar me presidentë, të cilët u kanë shërbyer interesave të ngushta e klandestine e shpeshherë edhe të lidhura me rrjete të ndryshme.
“Këto janë akuza absurde nga ata që nuk mund të gjejnë argumente për t’i bindur qytetarët për t’i përkrahur e tentojnë që këtë ta bëjnë nëpërmjet propagandës së ulët dhe të ndytë. Në radhë të parë unë nuk kam parti, jam Presidente e Republikës së Kosovës dhe shikoj vetëm një interes e ai është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë e di që këta njerëz janë mësuar me presidentë, të cilët u kanë shërbyer interesave të ngushta e klandestine e shpeshherë edhe të lidhura me rrjete të ndryshme. Unë nuk jam e tillë dhe ata e dinë këtë shumë mirë, prandaj edhe nuk po munden të pajtohen me faktin se e kanë një presidente, e cila është komplet e lirë nga ndikimet e jashtme dhe e cila merr vendime në mërye komplet autonome e vetëm e vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës’, ka thënë Osmani.