LAJME

Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

Osmani: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2025, 12:42

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë, 30 vite më parë, ku 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë nga forcat serbe.

Ajo është shprehur se pas tri dekadash zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë.

“30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid. 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë. Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi. Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë!”, ka shkruar Osmani.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika