Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është deklaruar nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
E pyetur nga gazetarët nëse ka marrë një ftesë për inaugurim, ajo tha se përgjigja për këtë pyetje do të kthehet përmes emailit.
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

“Kosovapress” ka tentuar disa herë të marrë përgjigje nga kabineti i Presidentes Osmani lidhur me këtë çështje, porse nuk ka marrë përgjigje.
“Iu lus t’i drejtoheni kabinetit dhe zyrës për media dhe do t’iu kthejnë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa më parë të jetë e mundur do t’iu kthejmë përgjigje. Faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë Osmani pas homazheve pranë përmendores së heroit Kadri Zeka, me ç’rast ka kujtuar sakrificën e heronjve, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

