Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën ka nisur takimin me liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër. Në takim nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Në takim janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mimoza Kusari-Lila përfaqëson partinë Alternativa, kurse Faton Peci udhëheq “Listën GUXO”.





