LAJME

Osmani ngushëllon ish-Presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Osmani ngushëllon ish-Presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2025, 08:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.

“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit,” ka shkruar në postim.

Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin dhe dashurinë e Haxhi Thaçit për atdheun, duke shpresuar që ato të shërbejnë si udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e kanë njohur.

Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin dhe dashurinë e Haxhi Thaçit për atdheun, duke shpresuar që ato të shërbejnë si udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e kanë njohur.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka përfunduar mesazhin e saj Presidentja Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika