Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka përcjellur një telegram ngushëllimi familjes Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të 35-vjeçarit Rrahim Latifi, trupi i të cilit u gjet dje në Liqenin e Ujmanit, pas disa ditë kërkimi.
“E nderuar familja Latifi, me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla. Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, ka shkruar presidentja.
I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.






