Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar 581 vjetorin e unitetit shqiptar në Lezhë, si dhe ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit.
“Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata”, ka shkruar ajo.
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se të gjithë kishin mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare.