Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përpjekjet globale kundër krimit të organizuar transnacional, terrorizmit dhe narko-kartelëve.
Në një deklaratë publike të bërë sot, Osmani njoftoi se ka nënshkruar një Dekret Presidencial me të cilin Kosova harmonizon plotësisht përcaktimin e organizatave të huaja terroriste me atë të Shteteve të Bashkuara, duke u bazuar në urdhrat ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump, të lëshuar në janar të këtij viti.
“Historia vërteton një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në nivel global,” theksoi Osmani.





