LAJME

Osmani në Zvicër, takohet edhe me presidenten e re të Maltës

Osmani në Zvicër, takohet edhe me presidenten e re të Maltës
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2024, 15:57

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në Zvicër ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën.

Osmani në këtë samit u takua edhe me presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri.

” Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono.

Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë.”, shprehet Osmani në Faqen e saj në facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika