Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë disa nga mbështetësit e vendit tonë.
Osmani ka ndarë Urdhrin e Lirisë dh Urdhrin e Pavarësisë për ambasadorin William Walker, kongresistin e ndjerë Tom Lantos, ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel.
“Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.





