Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me kongresistin republikan Pete Sessions. Osmani, në një postim në Facebook, ka njoftuar se ka takuar një mik të shqiptarëve i cili ka konfirmuar përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë.
Osmani në Washington D.C takoi kongresistin republikan Pete Sessions

“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C. Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet, ka shkruar Osmani në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

