Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.
Osmani shpreh kënaqësi ndaj takimit të sotëm me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë *e në* Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë, shkruan GazetaBlic.





