Osmani në Uashington në inaugurimin e Bordit të Paqes

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Osmani në Uashington në inaugurimin e Bordit të Paqes

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka udhëtuar për në Uashington, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, aty ku do të jenë edhe shumë liderë të tjerë botërorë.

 

“Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, thotë Presidenca.

Ajo ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika