Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në vizitë pune homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.
Përmes kumtesës për media, thuhet se në takim me homologun e saj, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.





