Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar një vizitë zyrtare në Tajlandë.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se atje është takuar me kryeministrin e Tajlandës, gjeneral Prayut Chan-o-cha.
Ndërsa, ka thënë se Kosova dhe Tajlanda edhe pse gjeografikisht janë larg, kanë potencial të madh për të ndërtuar lidhje të forta midis institucioneve, ekonomive dhe njerëzve.
Postimi i saj i plotë:
Në prag të dhjetë vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, sot e fillova vizitën në Tajlandë.
Në ditën e parë u prita nga kryeministri i Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha, me ç’rast u konfirmua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.
Dy vendet tona janë gjeografikisht larg, por kanë potencial të madh për të ndërtuar lidhje të forta midis institucioneve, ekonomive dhe njerëzve tanë.
Nga kjo vizitë, e para e një kreu të shtetit të Kosovës, pres vazhdimin e shkëmbimit tonë nëpërmjet bashkëpunimit në tregti, turizëm si dhe në fusha të tjera. 🇽🇰🇹🇭