LAJME

Osmani në takim me kryeministrin e Luksemburgut, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani në takim me kryeministrin e Luksemburgut, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2024, 19:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, tha se në takim me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, ka theksuar nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t`i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit.

“Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t`i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit. Në takim me kryeministrin Luc Frieden, theksova nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita”, shkruan Osmani në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika