Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington D. C. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Osmani e ftuar nga një grup kongresistësh amerikanë do të mbajë fjalim në njërën nga ngjarjet e këtij organizimi të Kongresit.
“Në kuadër të kësaj ngjarjeje, e cila mbledh mijëra kongresistë, politikanë, biznesmenë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë bota, Presidentja Osmani do të mbajë fjalimin kryesor nga përfaqësuesit ndërkombëtar në kuadër të Drekës Ndërkombëtare”– thuhet në komunikatën e Presidencës.
Presidentja pritet të flasë për rrugëtimin e popullit të Kosovës duke folur për besimin e qëndrueshmërinë e qytetarëve nga ditët të cilat Presidenca i ka quajtur më të vështira deri më sot.Takime me zyrtarë të administratës së SHBA-së e kongresistë amerikanë pritet të zhvilloj Presidentja gjatë qëndrimit në SHBA.Këto takime pritet të zhvillohen me fokus në forcimin e partneritëtit me SHBA-të dhe avancimin e aspiratave euroatlantike të Kosovës.
“Lutjet Nacionale të Mëngjesit janë një traditë gjashtëdekadëshe, ku çdo vit mblidhen zyrtarët më të lartë amerikanë, anëtarë të Kongresit, politikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga shumë vende të botës për lutje të përbashkëta” – thuhet tutje në komunikatë.