LAJME

Osmani në Samitin e Frankofonisë: Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate

Osmani në Samitin e Frankofonisë: Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2024, 16:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se gjatë adresimit të saj ka theksuar se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate: bashkëpunimin për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Në përpjekjet tona jo vetëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunimi me partnerët tanë në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka shkruar tutje presidentja Osmani.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika