Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në mungesë të pajtueshmërisë mes partive politike, data e zgjedhjeve komunale do të mbetet 17 tetori.
Osmani ka thënë se përkundër rekomandimit të IKSHPK-së për ndikimin e zgjedhjeve në situatën epidemiologjike, mendimi i subjekteve opozitare ishte që të mos shtyhet procesi zgjedhor.
“Para se të thirrja takimin kam kërkuar analizë nga IKSHPK-ja lidhur me procesin zgjedhor. Është rekomanduar nga Instituti të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor. Ky nuk është vlerësimi i vetëm që ne kemi kërkuar nga Instituti, një vlerësim i tillë është kërkuar edhe për fillimin e shkollave dhe kemi marrë përgjigjen e institutit për atë çështje. Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë”, ka thënë ajo. “Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtoj me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta fus në kontroll situatën”.





