- Reklama -

Osmani në Kuvendin e Shqipërisë: Votoni rezolutën që dënon gjenocidin serb

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani sot iu ka adresuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tha se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës përjetë shtetit shqiptar.Osmani para të zgjedhurve të popullit në Shqipëri tha se është nder i madh të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë dhe të flas ashtu siç njeriu i flet familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq shumë histori, dhimbje e mall.

 

- Reklama -

“Është nder i madh t’ju drejtohem dhe t’ju flas ashtu siç i flet njeriu familjes së vet, me të cilën ka ndarë aq shumë histori, këmbëngulje, dhimbje e mall të pasosur por së cilës i ka dhuruar e ka marrë aq shumë dashuri.

Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve dhe bashkëmotrave tona, por është ëndrra jonë e përbashkët, është kujtesa jonë historike, vatra të cilën ëndërronim të jetonim por që fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi vetëm në acarin e luftës së ftohtë, e megjithatë ajo u bo vatra jonë, shtëpia e zemër-bujarëve shqiptar që na mbajtën gjallë dhe shpresën për liri”, tha ajo.

“Ne ju jemi mirënjohës përjetë”, iu drejtua Osmani deputetëve të Shqipërisë.“Lidhjet shpirtërore për shkak të rrënjëve etnike po thellohen dhe komunikimi po na ofron më shumë me njëri tjetrin. Ecin krahas njëra-tjetrën dhe janë bërë faktor stabiliteti në rajon…”, tha ajo më tej.
U.d e presidentes rikujtoi edhe pasojat që la lufta e fundit në Kosovë, në humbjen e jetës së njerëzve.

“Sot kur unë jam para jush duhet ta kujtojmë historinë tonë të kaluar. Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë, përkushtimi për lirinë, gjaku i derdhur i 13 mijë civilëve të vrarë, shumica prej tyre gra, pleq e fëmijë, nga të cilët 1600 janë ende të pagjetur”, ka deklaruar Osmani.Një kërkesë, ajo pati edhe për deputetët shqiptarë.“Po i bëj thirrje këtij Kuvendi saç i kam bërë atij të Kosovës, që të votojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb sepse vetëm atëherë kur jemi të bashkuar ato do të dëgjohen edhe përtej Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Ajo nuk la pa përmendur edhe vendosjen e taksës nga ana e Shqipërisë për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt shtetit shqiptar.“Kosova nuk ka nevojë për një tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit vendosja e çfarëdo barriere komunikimi në mes të vendeve tona është kundër lëvizjes së lirë dhe sforcimit të marrëdhënieve ndër-shtetërore dhe ndër-shqiptare”, ka deklaruar ai

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort