Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejçiq me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.
Gjatë takimit, Benedejçiq ia dorëzoi Osmanit ftesën e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.






