LAJME

Osmani në Këshillin e Sigurimit e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova

Osmani në Këshillin e Sigurimit e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2024, 14:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Këshillin e Sigurimit ka thënë se e vërteta do të dëgjohet dhe do të mbrohet.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Osmani shihet me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin.

“Para takimit të Këshillit të Sigurimit, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin, për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe e vërteta do të mbrohet! Na ndiqni sot drejtpërdrejt nga ora 16:00 (me kohë të Kosovës)”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.

 Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika