LAJME

Osmani në Forumin Evropian të Alpbachut, diskuton për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani në Forumin Evropian të Alpbachut, diskuton për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2024, 19:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe këtë vit ka qenë e ftuar në Forumin Evropian të Albachut në Austri. Gjatë këtij forumi ajo diskutoi me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota për tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën.

“Kënaqësi që edhe sivjet të jem e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri. Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, shkruan presidentja Osmani në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika